90
Misioni i NATO-s në Kosovë ka njoftuar se Komandanti i KFOR-it, gjeneral Ozkan Ulutas, ka ftuar prijesit e tre komuniteteve fetare në Kosove në takim të përbashkët.
Në njoftimin e bërë në X nuk përmendet tema e diskutimit, por vetëm pjesëmarrësit.
“Komandanti i KFOR, Gjeneral Major Ozkan Ulutas u takua me Kryemyftiun e Komunitetit Mysliman, Ekselenca e tij Naim Tërnava, Peshkopin e Raska-Prizrenit, Ekselenca e tij Peshkopi Teodosije Sibalic, si dhe Ipeshkvin e Prizrenit dhe Prishtinës, Ekselenca e tij Ipeshkv Dodë Gjergji, në Film City, në Prishtinë”.