Petkoviq: Kurti nuk është i interesuar për zgjidhjen e problemeve

by informim

Kryenegociatori serb në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq, ka pretenduar se pas raundit të dialogut të djeshëm në Bruksel, “është e qartë se Kosova nuk ka ndërmend të bisedojë në mënyrë konstruktive, jo vetëm për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por edhe për ndonjë aspekt tjetër të normalizimit të marrëdhënieve”.

“Albin Kurti po bën shaka dhe iu qeshë në fytyrë të gjithë pjesëmarrësve në dialog, përfshirë edhe përfaqësuesit e BE-së, duke fajësuar Beogradin për ngecjen e negociatave edhe atë, vetëm një ditë pasi përfaqësuesi i Kosovës, Besnik Bislimi, u soll jo vetëm në mënyrë jokonstruktive, por edhe të paturpshme”, ka thënë Petkoviq

banner

Petkoviq pretendon se Beogradi i është qasur dialogut “me mirëbesim dhe në mënyrë konstruktive” prej vitesh, duke pasur parasysh se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është në interes të dyanshëm dhe këtë mund ta mbështesë me “argumente të pakontestueshme” në çdo kohë, përpiqet Petkoviq të arsyetohet për mospërmbushje të obligimeve të marra në takimin e Ohrit.

“Tani është e qartë për të gjithë se Kurti dhe rrethi i tij ekstremist në Prishtinë, nuk janë të interesuar për zgjidhjen e problemeve dhe mosmarrëveshjeve me mjete civilizuese dhe politike, por është ekskluzivisht për dhunë dhe ndryshim të njëanshëm të situatës në terren, duke përfshirë provokime të vazhdueshme, rrezikimin e sigurisë dhe të drejtat e popullit serb në Kosovë”, vazhdon në tonin e njëjtë Petkoviq.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy