Parlamenti Studentor me aksion simbolik para UP-së, ankohen për kushtet e studentëve

by Merita

Një aksion simbolik është organizuar nga Parlamenti Studentor, para objektit të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

Aty ata kërkuan nga Rektorati që të ju përgjigjen kërkesave të tyre për kushte më të mira për studentët.

Përfaqësuesi i Parlamenti Studentor, Qlirim Hoti, tha se me këtë aksion simbolik po shprehin pakënaqësitë me gjendjen jo të mirë të kushteve në Fakultete duke filluar me gjendjen e bibliotekave.

Ai tutje tha se ekziston rreziku të ulet numri i studentëve në UP, me të gjitha parregullsitë dhe me liberalizimin e vizave.

“Ky aksion ka të bëj me pa kënaqësitë tona rreth përgjigjeve të rektoratit ndaj ankesave tona. Nisur nga gjendja jo e mirë e bibliotekave nëpër Fakultete të ndryshme, me theks të veçantë atë të Mjekësisë u tha se nuk janë në gjendje të duhur për të mësuar aty”, tha Hoti.

“Dyshimet në konkurse për parregullsi, e problemet tjera, në këtë vit me liberalizimin e vizave shtojnë rrezikun që të ketë me pak studentë”.

Hoti tha se kushtet për të studiuar janë të vështira pasi deri me tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim, e kjo sipas tij po bën që të humbet besimi në organet kompetente të UP-së./EO

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy