Granit Xhaka do të largohet nga Arsenali, e informon edhe Artetan për vendimin e tij

by informim

Granit Xhaka ka vendosur që të largohet nga Arsenali. Kështu ka raportuar këtë të martë Chris Wheatley, gazetari i afërt me klubin londinez.

Mesfushori nga Kosova dëshiron të fillojë një sfidë të re dhe kjo është arsyeja pse ka vendosur për t’u larguar.

banner

Xhaka me Arsenalin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit të ardhshëm.30-vjeçari thuhet se e ka informuar tashmë trajnerin, Mikel Arteta, për vendimin e tij. Por, ai do të vazhdojë të jetë plotësisht i fokusuar për dy ndeshjet e fundit.

Arsenali synon të përfitojë rreth 15-20 milionë euro nga shitja e tij. Për reprezentuesin zviceran interesim ka shprehur Bayer Leverkuseni.

Granit Xhaka është pjesë e Arsenalit nga viti 2015. Deri më tani, ai ka zhvilluar 295 paraqitje në total, teksa ka kontribuar me 21 gola dhe 29 asistime.Gjatë kësaj periudhe, Xhaka ka fituar dy trofe të Kupës FA dhe dy Superkupa të Anglisë. 

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy