Lloçi në trasenë e autostradës Prishtinë-Gjilan, Kurti dhe Aliu thonë kryhet sivjet

by Nexhat

“Autostrada Prishtinë—Gjilan po bëhet. Ajo hapet këtë vit. Urime!”, shkroi kryeministri Albin Kurti verën e vitit të kaluar në një postim në Facebook.

Para pak ditësh u publikua një fotografi që tregonte gjendjen e tmerrshme të asaj rruge: traseja e autostradës së papërfunduar përplot me baltë.

banner

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kryeministri foli për prioritetet e sivjetshme, ku e vendosi sërish përfundimin e autostradës Prishtinë-Gjilan, raporton Gazeta Express.

“Autostrada Prishtinë-Gjilan dhe rrugët Prishtinë-Podujevë, Prishtinë-Mitrovicë, Drenas-Skënderaj pritet të finalizohen sivjet”, tha Kurti, duke vlerësuar se 2024 do të jetë “vit i përfundimit të disa projekteve të vjetra dhe fillimi i disa të reja”.

Pas mbledhjes, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu tha se janë disa projekte, si ky i rrugës Prishtinë-Gjilan, me të cilat s’ka dashur të merret, por tha se “është dashtë të merrem”. Edhe ai, tha se ky projekt do të përmbyllet sivjet.

“Një pjesë e madhe e projekteve nga e kaluara, e që ka qenë si litar nëpër këmbë për ministrinë tonë, do të arrijmë më në fund t’i përfundojmë. Për mua, kjo mbase është ajo që nuk kam dashur shumë të merrem, por që është dashtë të merrem, dhe që jam i gëzuar më shumë se për shumë projekte të tjera, që do të arrijmë t’i përmbyllim përfundimisht projektet me shumë telashe siç është autostrada Prishtinë-Gjilan”, tha Aliu.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy