Vdes 28-vjeçari pas vetaksidentit në aksin rrugor Gjilan – Dheu i Bardhë

by Merita

Një 28-vjeçar dje ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Miresh i Vogël, aksin rrugor Gjilan-Dheu i Bardhë.

Lajmin e bëri të ditur Ismet Hashani, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan.

banner

Ai ka shtuar se vetaksidenti ka ndodhur rreth orë 00:50, viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes.

“Hetues policor nga njësiti i trafikut rajonal së bashku me ekipin e emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes”.

” Si pasojë e këtij vetë aksidenti drejtuesi i automjetit me traga vendore i vitit të lindjes 1996 (mashkull kosovar shqiptar) nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku kujdestar, ndërsa pasagjeri i këtij automjeti është transferuar me autoambulancë në qendrën emergjente në spitalin rajonal të Gjilanit për trajtim mjekësor”, ka thënë Hashani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy