Pula i paralajmëron politikanët për Lajçakun: Në tavolinë s’kemi thjesht një ndërmjetësues

by informim

Analisti Shqiprim Pula ka paralajmëruar politikanët e Kosovës që të kenë kujdes nga i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ai ka thënë se e kaluara e Lajçakut tregon se ai nuk ka qasje pro Kosovës e se ai është duke u mbështetur nga Federata Ruse në propozimet e tij. Derisa ka folur për dialogun, ka thënë se nuk ka pasur shumë ndryshime gjatë procesit ndër vite, pos ndryshimit të akterëve.

banner

“Kemi Lajçakun dhe çuditërisht që ky emisar në të gjitha propozimet që i bën, madje ai edhe devijon nga përgjegjësitë e veta si ndërmjetës, është i mbështetur edhe nga Federata Ruse në propozimet e tij. Çdo lloj propozimi që vjen nga ai nuk kontestohet nga zyrtarë të Federatës Ruse. Kjo është për tu habitur”, ka thënë ai.

Pula ka theksuar se që prej se e ka marrë Lajçaku detyrën e emisarit të posaçëm të BE-së, Rusia asnjëherë nuk ka kontestuar zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi.

“Në tavolinën e diskutimeve nuk kemi thjesht një ndërmjetësues, por kemi një person që në të kaluarën e tij nuk është me dashamirësi kundrejt shtetit të Kosovës”.

Sipas Pulës, Kosova është futur në dialog shumë më shpejt se që ka qenë e përgatitur.

“Që në mars 2011 kur ka filluar dialogu me Serbinë, ka filluar më shpejt se sa që ne kemi qenë të përgatitur për këtë temë. Kemi pasur një mori imponimesh mbi tema që nuk kemi qenë të përgatitur. Më 2013 kur u nënshkrua dokumenti i parë është paraqitur si marrëveshje ndërkombëtare por nuk është e tillë”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy