101
Policia e Kosovës ka bërë te ditur se rreth 30 prindër kanë protestuar dje pranë shkollës “Mihal Grameno”.
Protesta e mbajtur në shenjë pakënaqësie për orarin e fëmijëve të tyre, ka përfunduar e qetë dhe pa incidente.
“Fushë Kosovë 25.01.2024 – 13:00. Raportohet se rreth 30 persona, kanë protestuar te shkolla Mihal Grameno lidhur me pakënaqësinë e tyre rreth orarit të nxënësve të kësaj shkolle. Protesta ka përfunduar e qetë pa incidente”, thuhet në njoftim.