Komisioni i Apelit i FIFA-s ka refuzuar ankesën e ish-presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) Luis Rubiales ndaj skualifikimit trevjeçar.
Ggjatë kësaj periudhe ai do të duhet të abstenojë nga çdo lloj aktiviteti që lidhet me botën e futbollit “në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar”.
Skualifikimi erdhi pas rastit të puthjes së dhënë, pa pëlqim, futbollistes Jenni Hermoso gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve të Kupës së Botës.
FIFA saktëson në një shënim se komisioni i apelit ka analizuar me kujdes të gjithë dokumentacionin e çështjes dhe se ka mbajtur një seancë dëgjimore dhe në fund të gjithë kësaj ka vendosur të refuzojë ankesën e Rubiales.
Sjellja e tij në fakt u konsiderua “në kundërshtim me parimet e kodifikuara në nenin 13 të kodit disiplinor të FIFA-s”.
Vendimi disiplinor i është njoftuar ish-presidentit të RFEF./Informim/