Përveç karrierës së shkëlqyer në futboll, braziliani po eksperimenton edhe në një fushë krejtësisht të re, në atë të modelingut.
Ronaldinho u shfaq në një nga pasarelat më të rëndësishme në botë, në Javën e Modës në Paris, ku sfiloi si model i Kidsuper, një markë veshjesh urbane me bazë në Bruklin, në pronësi të stilistit Colm Dillane.
Braziliani ecte i sigurt, duke treguar buzëqeshjen e tij karakteristike, me një pellush ngjyrë rëre, një bluzë shumëngjyrëshe të printuar me imazhin e tij, syze dhe kapelë, si dhe xhinse blu të lehta dhe atlete në të njëjtin ton.
Gjatë gjithë karrierës së tij Ronaldinho ka fituar shuma të mëdha parash përmes sponsorizimeve, duke qenë imazh i markave si Nike, Pepsi, Coca-Cola, EA Sports dhe Danone, deri në atë pikë sa në vitin 2006 u bë një nga sportistët më të paguar në botë, me të ardhura mbi 19 milionë dollarë nga sponsorizimet.