Serbi: babai abuzon seksualisht me të bijën prej moshës 6 vjeçare dhe i shet fotot dhe videot në internet për vetëm 10 dollarë

by Merita

Një baba 45-vjeçar nga rrethina e Novi Pazarit, i cili për vite me radhë abuzonte seksualisht me vajzën e tij tani 13 vjeçe u zbulua pasi policia arrestoi disa pedofilë në operacionin “Armageddon” në fund të dhjetorit të vitit të kaluar dhe gjeti foto dhe video të tmerrshme në kompjuterët e tyre dhe në pas i shisnin.

Babai u zbulua në vazhdim të aksionit “Armagedon”, pasi më 27 dhjetor në gjashtë qytete të Serbisë u arrestuan pedofilë dhe më pas u kontrolluan kompjuterët që u konfiskuan dhe u ekzaminuan në detaje.

banner

Policia ka kontrolluar kompjuterët dhe ka përcaktuar IP-adresat nga janë dërguar fotot dhe videot e pedofilëve dhe kështu është konstatuar se disa nga fotot janë dërguar nga Serbia. Fotot e tmerrshme tregojnë abuzimin e tmerrshëm të një vajze të vogël që i bën seks oral një burri të moshuar.

Nga hetimet u konstatua se këto ishin regjistrime të bëra nga babai dhe se ai prej vitesh abuzonte seksualisht me vajzën e tij, e cila tashmë është 13 vjeçe. Ai e ka filmuar marrëdhënien e tij seksuale me vajzën e tij në disa raste dhe më pas i ka përhapur fotot dhe videot në rrjetet sociale dhe, siç doli, ua ka shitur pedofilëve për vetëm 10 dollarë, shkruajnë mediat serbe.

Babai është arrestuar në një aksion të përbashkët të policisë kriminale të Beogradit dhe policisë së Novi Pazarit dhe ndodhet në paraburgim në Beograd.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy