Për 3 muaj mbi 2 mijë e 500 kërkesa për leje qëndrim, prijnë shtetasit turk

by Merita

Gjatë periudhës Tetor-Dhjetor të vitit të kaluar, numri i kërkesave për leje qëndrim në shtetin e Kosovës ishte mbi 2 mijë e 500. Sipas të dhënave të departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion, nga numri i kërkesave totale për leje qëndrim që ishte 2,640, 1,490 ishin meshkuj dhe 1,150 ishin femra.

Sipas shtetësisë, me numrin më të madh të kërkesave për leje qëndrim prinë shtetasit turk me 747 kërkesa.

Nga ky numër 147 kërkesa janë për bashkim familjar, 399 kërkesa për punësim, 180 për studime ndërkaq 18 kërkesa figurojnë si humanitare.

Pas Turqisë, në rendin e dytë vijnë kërkesat nga Bangladeshi me 439 në total pasuar nga shtetasit serb me 436 kërkesa.

Nga numri i përgjithshëm i kërkesave, 556 shtetas turk kanë fituar leje qëndrim të përkohshëm derisa 10 të tjerë leje qëndrim të përhershëm

92 migrantë u akomoduan në Qendrën për migrantë gjatë muajve Tetor-Dhjetor të 2023-tes

Në të dhënat e publikuara nga departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), thuhet se në Qendrën e pritjes së përkohshme për migrantë janë akomoduar gjithsej 92 migrantë të gjinisë mashkullore

Sipas të dhënave, 44 personat të akomoduar vijnë nga Siria që të gjithë meshkuj. Nga ky numër 3 i përkasin moshës 14 deri në 17 vjeç ndërkaq 41 janë të moshës 18 deri në 34 vjeç.

Pas Sirisë, në listë migrantët e akomoduar në Qendrën e përkohshme për migrantë, vijnë nga Maroku dhe Palestina.

19 persona figurojnë në listë si të ardhur nga Maroko e 11 nga Palestina.

Në këtë qendër u akomoduan edhe migrantë të tjerë nga Tuqia, Afganistani, Iraku, Pakistani, Libia, Algjeria, Egjipti e Kameruni, raporton Front Online.

Tetor-Dhjetor 2023/ 508 persona kërkuan të lirohen nga shtetësia e Kosovës

508 persona kanë bërë kërkesë për lirim nga shtetësia e Kosovës vetëm në muajt tetor-dhjetor të 2023-tes

Në të dhënat e publikuara nga departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), shihet se kërkesat më të mëdha për lirim nga shtetësia kanë ardhur nga qytetarët që jetojnë në Gjermani më gjithsej 365 kërkesa.

91 qytetarë nga Austria kanë kërkuar të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës pasuar nga Sllovenia me 25 kërkesa brenda këtyre 3 muajve të vitit 2023.

Poashtu gjatë kësaj periudhe , kanë aplikuar 2 persona për fitim të shtetësisë dhe janë marr 413 vendime për fitim të shtetësisë së Republikës së Kosovës: 56.4% vendime pozitive dhe 43.6% vendime negative.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023