Policia njofton për disa raste të dhunës në familje brenda 24-orëve

by Merita

Brenda 24-orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur disa raste të dhunës në familje. Policia njofton se nga dhuna në familje kanë pësuar gratë, ku edhe kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor.

Ndërkaq, personat që kanë ushtruar dhunë janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.

Policia njofton se në Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me viktimën femër kosovare, e kishte sulmuar fizikisht atë. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Edhe në Obiliq është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur, lidhur me rastin viktima mashkull kosovar për shkak të lëndimeve ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Për dhunë në familje në Deçan është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, të cilës i ka shkaktuar lëndime. Lidhur me rastin viktimës i është ofruar tretmani mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, njofton policia.

Sipas policisë në Gjakovë viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, është keqtrajtuar psiqikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy