Për herë të parë në histori, sot në zyrën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut do të jetë një shqiptar.
Talat Xhaferri ka marrë detyrën si kryeministër i qeverisë teknike me mandat 100 ditor. Ai u votua dje në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut me 65 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim.
Në fjalën e tij, Xhaferi tha se prioriteti i qeverisë së tij do të jetë “përgatitja dhe organizimi i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të ndershme dhe demokratike, sundimi i ligjit dhe respektimi i Kushtetutës, si dhe promovimi i marrëdhënieve strategjike me BE-në, SHBA-të dhe NATO-n si edhe ruajtja e e dinjitet të RMV në rajon”.
Talat Xhaferi do të udhëheqë qeverinë teknike deri në zgjedhjet e jashtëzakonshme më 8 maj.