SHBA – O’Brien: Mbështetje e fortë për Lajçakun lidhur me dialogun, qeverisë i kërkon koordinim lidhur me Dinarin

by engel

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien i ka mirëpritur vizitat që emisari i Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak po i bën në Beograd dhe Prishtinë, më saktë takimin që e pati sot me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe nesër me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

O’Brien shkroi në “X” se SHBA e mbështet fuqishëm dialogun, duke theksuar nevojën për zbatimin e plotë të marrëveshjeve, duke përfshirë Asociacionin. Ai ka kërkuar që të ecet përpara me zgjedhjet lokale në veri të Kosovës dhe ka kërkuar koordinim përpara se të hyjë në fuqi rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës që ndalon transaksionet me dinarë serbë.

banner

“Mbështetje e fortë e SHBA-së për Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Nevojë për zbatimin e plotë të marrëveshjeve, duke përfshirë Asociacionin. Zgjedhjet e reja lokale në veri të Kosovës duhet të shkojnë përpara; koordinimi përpara zbatimit të rregulloreve të reja të monedhës”, ka shkruar O’Brien. Në fund të postimit, diplomati amerikan ka shtuar se “Serbia duhet t’i mbajë përgjegjës ata që janë përfshirë në sulmin në Banjska”.

Reagimi i O’Brien vjen pas kërkesës së QUINT-it që të pezullohet vendimi i BQK-së që nga 1 shkurti t’i jepet fund përdorimit të dinarit serb në vend. Me këtë kërkesë, sot në BQK ka shkruar ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili u takua me guvernatorin Ahmet Ismaili. “Ne bëjmë thirrje që zbatimi i kësaj rregulloreje të shtyhet, në mënyrë që të japë kohë për tranzicion më efektiv dhe komunikim me publikun që të zbutet ndikimi negativ te qytetarët”, shkroi Hovenier në “X”.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy