Dushan Radakoviq, drejtor ekzekutiv i Qendrës Avokuese për Kulturë Demokratike, në emisionin “Tempus” në KTV tha se pret që në prill ose maj të arrihet një marrëveshje politike për kthimin e serbëve në institucionet nga të cilat janë larguar.
“Sinqerisht, pres në këtë vit, në muajin prill – maj, marrëveshje serioze politike dhe se një nga faktet kryesore do të jetë kthimi i njerëzve në institucione. Unë personalisht mendoj se kthimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve do të jetë më i lehtë, përveç se në rastin e Kabashiq (Nikola) dhe Ljiljana Stevanoviq, por mendoj se pjesa tjetër e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe personelit administrativ do të jetë më e lehtë të kthehen në punë në krahasim me policinë, sepse ka një vendim politik pak më të vështirë, si dhe çfarë do të ndodhë, a mund të kthehen apo nuk mund të kthehen”, tha Radakoviq.
Ai tha se me kthimin e serbëve në institucione do të përfitonte jo vetëm komuniteti serb në veri, por edhe sistemi gjyqësor i Kosovës
“Por mendoj se do të ishte një gjë pozitive nëse ata kthehen në institucione, sepse do të përfitonte jo vetëm komuniteti serb në veri, por sistemi gjyqësor i Kosovës në përgjithësi, të funksionojë sa më mirë, të zgjidhë problemet e mbetura, për të reduktuar diferencën e mbetur, në mënyrë që njerëzit të kenë më shumë besim te institucionet”, tha Radakoviq.
Sipas tij, është e nevojshme që serbët të kthehen në institucione për ta rikthyer besimin e qytetarëve në institucione.
“Por, mendoj se është e nevojshme që serbët të kthehen në institucione si në gjyqësor, në polici dhe në komunë, për të rikthyer atë jetë dhe atë besim, sepse mendoj se dëmi më i madh se në atë mënyrë u thye dhe u trondit besimi ndërmjet serbëve, shqiptarëve, mes komuniteteve”, tha ai
Radakoviq tha se e mbështet KGJK-në për mosaprovimin e dorëheqjeve të serbëve.
“Mendoj se me atë gjest dhe mbi të gjitha Këshillin Gjyqësor, të cilin e mbështes plotësisht lidhur më vendimin për të mos i shkarkuar, sepse nëse i shkarkojnë, fjalë për fjalë do të kemi tmerrin, që për gjashtë vitet e ardhshme nuk do të mund të prodhojmë një gjyqtar të vetëm të nacionalitetit serb, i cili nesër do të mund të trashëgojë ato pozita që janë në veri të Mitrovicës”, tha Radakoviq.
Ai tha se Gjykata në Mitrovicë po vazhdon punën pas largimit të stafit serb, por me vështirësi dhe me kapacitet të reduktuar. Kurse, përmendi edhe problemin e numrit të vogël të prokurorëve