174
Ardian Gjuraj, Nuhredin Skenderi, Mentor Bellaqa dhe Ergim Syla, janë katër të dënuarit në shkallë të parë për terrorizëm, të cilëve Gjykata e Prishtinës të martën iu shqiptoi mbi 30 vite burgim.
Ata ishin shpallur fajtor më 18 dhjetor të vitit që lamë pas, ndërsa sot u dha verdikti për dënimin ndaj tyre
Ardian Gjuraj u dënua me 9 vite burgim.
Mentor Bellaqa u dënua me 6 vite e 6 muaj
Ergim Syla u dënua me 6 vite e 6 muaj burgim.
Kurse, Nuhredin Skenderi u shpall fajtor për financim dhe lehtësim të terrorizmit, vepër për të cilën u dënua me 8 vite e 6 muaj burgim dhe gjobë 5 mijë euro.