Biden thotë se tashmë ka vendosur se si do t’i përgjigjet sulmit ndaj trupave amerikane në Jordani

by engel

Presidenti i SHBA Joe Biden ka treguar sot (e marte) se ai ka vendosur se si do t’i përgjigjet sulmit me dron që vrau anëtarët e shërbimit amerikan në Jordani, ku ai le të kuptohet se do të ndëshkoi milicët e mbështetur nga Irani pa shkaktuar një luftë më të gjerë.

Biden, duke folur me gazetarët teksa largohej nga Shtëpia e Bardhë në një udhëtim fushate në Florida, nuk elaboroi vendimin e tij, i cili erdhi pas konsultimeve me këshilltarët kryesorë në Shtëpinë e Bardhë.

banner

Ai tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë nevojë për një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme, duke i bërë jehonë komenteve të zyrtarëve të tjerë që ishin deklaruar sot (e marte) se Shtetet e Bashkuara nuk duan një luftë me Iranin.

Biden ka peshuar opsionet e tij dhe pritshmëria ka qenë se do të ketë sulme hakmarrëse, por koha e përgjigjes ka qenë e paqartë.

“Unë nuk mendoj se ne kemi nevojë për një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme. Kjo nuk është ajo që unë po kërkoj,” tha Biden.

Biden u përgjigj “po” kur u pyet nëse ai kishte vendosur se si t’i përgjigjej sulmeve.

I pyetur nëse Irani ishte përgjegjës, Biden shtoi: “Unë i mbaj ata përgjegjës në kuptimin që ata po furnizojnë me armë” ata që i kryen sulmet.

Tre pjesëtarë të shërbimit amerikan u vranë dhe të paktën 34 u plagosën në një sulm me dron nga militantët e mbështetur nga Irani ndaj trupave amerikane në Jordaninë verilindore pranë kufirit me Sirinë, paten thënë zyrtarët të dielën./Reuters

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy