Transparency International: Kosova nuk përmirësohet në luften kundër korrupsionit

by engel

Raporti për indeksin e përceptimit të korrupsionit në vitin 2023, Kosova me pikë të njëjta si në vitin 2022

Transparency International ka bërë të ditur se Kosova është e renditur e 83-ta nga 180 vende në luftën kundë korupsionit, nuk ka gatishmëri në Kosovë për të hequr dorë prej ndërhyrjeve në gjyqësor dhe se vendi duhet të punojë më shumë në luftim të korrupsionit.

banner

Për vitin 2023, Kosova është vlerësuar me 41 pikë, po aq sa ishte vlerësuar në vitin e kaluar. Për vlerësimin e 180 vendeve dhe territoreve të botës, organizata përdor një shkallë prej zero pikësh deri në 100, ku zeroja tregon për një vend shumë të korruptuar, ndërsa 100 një vend shumë të pastër.

Në krahasim me vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova sivjet renditet e treta, pas Malit të Zi (vendi i 63-të), dhe Maqedonisë së Veriut (vendi i 76-të). Pas Kosovës rezultate më të dobëta kanë Shqipëria (në pozitën 98), Serbia (në pozitën 104) dhe Bosnjë e Hercegovina (në pozitën 108).

Në raportin e TI theksohet se rezultatet që i ka arritur Kosova (me 41 pikë), veçanërisht në lidhje me zgjedhjet e lira dhe tranzicionin paqësor të pushtetit, ende duhet të përputhen me veprimin kundër korrupsionit.

Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, reformat që janë kyçe për pavarësinë në sistemin e drejtësisë, si krijimi i një procesi verifikimi gjyqësor dhe miratimi i një ligji të ri që mund të forcojë integritetin në Këshillin Prokurorial, sipas raportit, po ecin me ritme shumë të ngadalta.

Tutje, raporti nënvizon se ndërhyrja e vazhdueshme e qeverisë në çështjet gjyqësore, “sugjerojnë se vullneti politik për të hequr dorë nga kontrolli dhe forcimi i mbikëqyrjes së pavarur ende nuk është aty”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy