65
Është arrestuar një ish-pjesëtar i policisë së Kosovës në Leposaviq, i cili është me kombësi serbe.
Ai është arrestuar nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.
Nga i dyshuari janë konfiskuar pajisje zyrtare të PK-së. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Leposaviq 09.09.2023/20:20. Lidhur me rastin, nga i dyshuari mashkull kosovar serb (ish pjesëtar i PK-së) janë konfiskuar pajisje zyrtare të PK-së. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.