Vuçeviq: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak s’është përgatitje për luftë, s’ka lidhje me Kosovën

by Merita

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq tha sot se pas 13 vitesh nga pezullimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak, janë paraqitur argumente për diskutim publik për ta shfuqizuar atë pezullim, por se kjo nuk do të thotë “përgatitje për luftë”.

Vuçeviq tha për RTS se “kthimi i shërbimit ushtarak nuk ka të bëjë me problemet në Kosovë”.

banner

Ai tha se çdo vit ushtria serbe humbet rreth 60 mijë ushtarë nga rezerva, për shkak të moshës së vjetër dhe njëkohësisht çdo vit pranon apo regjistron rreth 1500 pjesëtarë të rinj profesionistë.

Ai theksoi se nëse rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak, Forcat e Armatosura Serbe do ta mbajnë edhe kuadrin e tyre profesional.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy