Një shtetas shqiptar është plagosur në orët e para të mëngjesit në rrugën Sidhirokastru në zonën Votanikos të Athinës.

Sipas policisë viktima quhet Renis Fajzolli, 34-vjeç. Mësohet se ai ndodhej në një park ku do të takonte një person të panjohur për autoritet.
Ende nuk dihet se çka ndodhur saktësisht, por mësohet se ka qenë vetë Fejzolli i cili ka kërkuar ndihmë nga një ekip mjekësh që po kalonte me ambulancë në zonë. Ai u tha mjekëve se u qëllua me një pistoletë dhe se nuk i njihte autorët.
Policët e OPKE-së, i dhanë ndihmën e parë deri sa mbërriti ambulanca e EKAV-it dhe e mori, kane rezultuar shpëtimtare për 34-vjeçarin shqiptar që u qëllua me tre plumba në Votanikos.
Siç shihet edhe në fotot e siguruara nga media greke protothema.gr, efektivët e policisë kanë izoluar plagën e barkut që ka pësuar 34-vjeçari, i cili tashmë po trajtohet në spitalin “Georgios Gennimatas”. 34-vjeçari është gjetur në kryqëzimin e Iera Odos me Spyrou Patsis, ku ka kërkuar ndihmë nga kalimtarët, policët me një makinë patrullimi.

Siç mësohet, sulmi me armë ndaj tij ka ndodhur pak para orës 04:00 të mëngjesit në një park në zonën në rrugën e Sidirokastros. Sipas informacioneve autorët kanë qenë në një automjet me të cilin janë afruar më parë me 34-vjeçarin duke e qëlluar tre herë.
Të njëjtat informacione bëjnë me dije se në vendin ku u qëllua janë gjetur dhe konfiskuar tre gëzhoja të kalibrit 9 mm.
34-vjeçari u arrestua në vitin 2019 për një çështje droge, por provat e deritanishme nuk tregojnë për përfshirjen e tij në ndonjë rast tjetër të rëndë.

