Pamje nga aksioni i Policisë së Kosovës kundër zyrave paralele të Serbisë

by Nexhat

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, ka filluar një aksion në tri lokacione në Komunën e Pejës.

Merret vesh se aksioni i sotëm është i ngjashëm me atë që është zhvilluar në Dragash për mbylljen e komunave paralele serbe.

banner

Këto janë pamje nga aksioni i sotëm gjatë aksionit në Gorazhdec të Pejës.

Para disa ditëve, Policia e Kosovës ka mbyllë katër komuna paralele që kanë operuar ilegalisht në fshatin Vranisht të Dragashit.

Përveç policisë, atë ditë në terren kishin dalë edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ai për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Ky i fundit ishte zotuar se institucionet e vendit “nuk do të lejojnë asnjë paralelizëm kundërkushtetues”.

Edhe mediumi në gjuhën serbe “Radio Kim” ka raportuar se pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë hyrë në oborrin e komunës paralele të Istogut në fshatin Osojan.

Sipas këtij mediumi, policia ka shkuar gjithashtu edhe në zyrën postare dhe në ambulantën e këtij fshati.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy