Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, dënohet me 8 muaj burg dhe me gjobë 800 euro zyrtari policor

by Nexhat

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shapllur fajtor zyrtarin policor V.I. për veprën penale “Dhunë në familje”, si edhe për veprën penale “Lendim i lehtë trupror”.

Gjykata e gjeti fajtor atë për këto veprime kriminale ku e dëmtuar ishte bashkëshortja e tij.

banner

Gjykata mori vendim, dhe i akuzuari u dënua me 8 muaj burg efektiv dhe dënim me gjobë në vlerë prej 800 euro.

Kështu ka bërë të ditur për Insajderin avokatja e viktimës, Leonora Dervishaj- Pacolli

“Ne arritëm, të paraqesim çdo provë dhe dëshmi duke dëshmuar qartë dhunën fizike dhe psiqike që i është ushtruar në vazhdimësi ndaj të dëmtuarës.” – ka thënë ajo.

Palës së dëmtuar të cilën e përfaqësoj, “sot i është kthyer dinjiteti dhe besimi në drejtësi edhe përkundër faktit se Prokuroria 3 herë e ka hedhur kallëzimin e saj penal.” – ka shtuar ajo.

“Prandaj, mos e toleroni dhunën në asnjë nga format e saj, sepse Drejtësia do të triumfojë. Çdo grua duhet ta denoncojë dhunën fizike dhe psiqike dhe ta luftojmë se bashku.” – ka thënë avokatja Leonora Dervishaj- Pacolli.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy