Haradinaj-Stublla kritika ndaj BE-së: Pse duhet Kosova të fajësohet për sundim të ligjit, ndërkaq Serbia të mbetet qendër kryesore ruse në Ballkan?

by Nexhat

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar lidhur me situatën e fundit politike të krijuar pas mbylljes së katër komunave paralele serbe.

Haradinaj-Stublla në një reagim në Facebook, ka shkruar se pasojat serioze për sigurinë në veri të vendit, vijnë si rezultat i dialogut të pa definuar, të pa-afat, të pa mbikëqyrur të BE-së që lejuan Serbinë të vazhdojë e pa sanksionuar për mos-zbatim të marrëveshjeve ekzistuese.

“Ende nuk kemi kufij të funksionalizuar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë – pavarësisht se marrëveshja IBM është nënshkruar në vitin 2011 – duke lejuar kështu kriminelët dhe kontrabandën (armë dhe mallra të tjera) të hyjnë të papenguar në Kosovë;

Ende nuk kemi liri të lëvizjes në pjesën veriore të Kosovës për qarkullim të përgjithshëm – pavarësisht se në vitin 2014 është nënshkruar marrëveshja për hapjen e Urës së Ibrit – duke mundësuar kështu mbajtjen/izolimin e enklavave ilegale serbe pa bashkëpunim me autoritetet e Kosovës”, ka shkruar ish-ministrja e Jashtme

Ajo ka theksuar se ende nuk kemi shpërbërje reale të strukturave paralele të paligjshme të Serbisë në Kosovë dhe ndërprerje të pagave nga Serbia “pavarësisht se Marrëveshja e Integrimit të Mbrojtjes Civile është nënshkruar në vitin 2015 – duke lejuar kështu fuqizimin e bandave kriminale të Serbisë për të kërcënuar dhe frikësuar serbët në veri (dhe kërcënuar sigurinë si psh. agresioni në Banjskë)”.

Haradinaj-Stublla ka pyetur se pese Kosova duhet të mbetet e bllokuar drejt BE-së e NATO-s dhe të fajësohet për avancimin e sundimit të ligjit në territorin e vet, ndërkohë që Serbia vendosmërisht të mbetet qendër kryesore ruse në Ballkan

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy