EMRAT/ Sekuestrohen 203 kallëpe tritol, kush janë tre të arrestuarit nga Kosova në Tiranë

by Merita

Tre persona janë arrestuar për trafikun e lëndës plasëse nga Kosova në Tiranë. Mësohet se në pranga kanë rënë Rigon Maliqi, Lion Pira dhe Shkelqim Halabaku, ndërkohë që janë shpallur në kërkim dhe 2 shqiptarë të Kosovës.

Gjithsej janë sekuestruar 203 kallëpe tritol me një peshë prej 46 kg. Po ashtu janë sekuestruar 3 celularë si dhe një automjet.

banner

Njoftimi i Policisë:

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, i DVP Tiranë, pas një pune hetimore 4-mujore, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke përdorur metoda speciale të hetimit, bëri të mundur goditjen e një grupi kriminal nga Kosova, që kryente trafikim armësh dhe lëndësh eksplozive nga Kosova në drejtim të Shqipërisë.

Si rezultat i mirorganizmit të punës në kuadër të operacionit policor të koduar “THE SAME”, më datë 04.02.2024, në afërsi të urës së Gjolës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Rigon Maliqi, 20 vjeç, Lion Pira, 25 vjeç dhe Shkelqim Halabaku, 27 vjeç, të tre banues në Gjilan. Në kuadër të këtij hetimi, u shpallën në kërkim edhe 2 shtetas kosovarë.

Gjithashtu, gjatë operacionit u sekuestruan 203 kallëpe me lëndë plasësë të dyshuar tritol TNT, me peshë 46 kg. Kjo sasi ishte destinuar për t’u përdorur nga grupe kriminale të ndryshme, në territorin e Republikës së Shqipërisë. Në kuadër të këtij procedimi janë sekuestruar edhe 3 celularë dhe 1 automjet.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy