Mladenoviq nga nstituti për Gjuhën Serbe në shërbim të dezinformatave: Kosova tenton të ndërrojë identitetin goran

by Nexhat

Serbia po prodhon dezinformata kundër Kosovës nga shumë kënde. Këtë herë Radivoje Mladenoviq nga Instituti për Gjuhën Serbe “SANU” deklaroi rrejshëm që Kosova po tenton që “komunitetit goran t’i ndërrojë identitetin”. Për shkas ai mori vizitën e presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev në Kosovë, me ç’rast ky i fundit kërkoi nga presidentja Vjosa Osmani që bullgarët që jetojnë në Kosovë të kenë kategorinë e tyre kushtetuese

Këto dezinformata të Mladenoviq u publikuan në portalin serb “Kosovo Online” më 31 janar dhe gjithashtu një intervistë e kishte dhënë edhe për “Euronews Serbia” më 14 janar.

Çka deklaroi Mladenoviq?

“Goranët nuk ndihen si bullgarë. Duke i shpallur goranët si bartës të gjuhës dhe identitetit etnik bullgar, Bullgaria po përpiqet të marrë statusin e pakicës kombëtare në Kosovë. Për më shumë se njëqind vjet, një pjesë e politikës shtetërore bullgare dhe shkencës dhe kuazishkencës bullgare janë përpjekur të dëshmojnë se pjesa më e madhe e Gadishullit Ballkanik në fakt i përket gjuhëve periferike bullgare dhe se në këtë kontekst është krijuar një projekt agresiv si në Kosovë ashtu edhe në brendësi të Serbisë. Arsyet janë shumë fitimprurëse, nga momenti që dikush merr nënshtetësinë bullgare merr pasaportën bullgare, me pasaportë bullgare mund të shkojë në Bashkimin Evropian”

Çka deklaroi Radev?

“I jam mirënjohës presidentes Vjosa Osmani-Sadriu për angazhimin e saj personal që regjistrimi i ardhshëm i popullsisë në Kosovë të jetë transparent, objektiv dhe i bazuar në standardet më të larta ndërkombëtare, në mënyrë që në të ardhmen komuniteti vendor bullgar të ketë mundësinë të njihet si një pakicë kombëtare”.

Kjo është dezinformatë për faktin se Kushtetua e Kosovës dhe ligjet për pakicat e njohin komunitetin goran dhe të drejtat e tij, si dhe ka një vend të rezervuar në Kuvendin e Kosovës. Gjithashtu, edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha se me regjistrimin e popullsisë secili qytetar i Kosovës është i lirë ta tregojë se si ndihet për identitetin, si dhe “nuk ka kufizime dhe askush nuk e pengon askënd që të vetëidentifikohet se cilit komunitet i përket”.

Neni 64 [Struktura e Kuvendit] Kushtetuta e Kosovës:

në Kuvend do të kenë numrin e vendeve të fituara në zgjedhjet e hapura me minimumin e vendeve të garantuara si në vijim: komuniteti Rom një (1) vend; komuniteti Ashkali një (1) vend; komuniteti Egjiptian një (1) vend; dhe një (1) vend shtesë do t’i jepet komunitetit Rom, Ashkali, ose Egjiptian, që ka numrin më të madh të votave të përgjithshme; komuniteti Boshnjak tri (3) vende, komuniteti Turk dy (2) vende dhe komuniteti Goran një (1) vend, nëse numri i vendeve të fituara nga secili komunitet është më i vogël se numri i vendeve të garantuara./The Geopost

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy