Cilat do të jenë prezantueset e Eurovision 2024? FOTO

by Merita

Prezantueset e Eurovisionit të 68-të në Malmö do të jenë aktorja hollivudiane dhe suedeze Malin Okerman dhe Petra Mede, një aktore dhe komediane suedeze, e cila tashmë ka organizuar dy herë garën më të madhe muzikore evropiane.

Organizatorët e Eurovisionit të sivjetshëm njoftuan se Petra Mede dhe Malin Okerman do të jenë prezantueset e festivalit në Malmö.

banner

Petra Mede do të jetë prezantuese e Eurovisionit për herë të tretë. Për herë të parë, ajo drejtoi konkursin e mbajtur në Malmö në vitin 2013, dhe tre vjet më vonë ajo priti konkursin me fituesin e Eurovisionit Mons Selmerlov në Stokholm. Ajo deklaroi se mezi priste të punonte me Malin Aukerman.

Malin Okerman ka lindur në Stokholm dhe është rritur në Kanada. Ajo aktualisht jeton në Los Anxhelos me familjen e saj dhe Malmö është një mjedis i njohur për të, pasi babai i saj jeton në Falsterbo aty pranë. Ajo luajti në produksione të shumta të Hollivudit dhe bashkëpunoi me aktorë të famshëm si Sandra Bullock, Jennifer Aniston, Ben Affleck dhe Dwayne Johnson.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy