Fansat e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajit e kanë të vështirë të besojnë se çifti është drejt divorcit, dhe nuk kanë faj.
Prej rreth 3 vitesh, marrëdhënia e tyre vihet herë pas here në pikpyetje e diskutohet për ndarje. Por këtë herë ishin vetë ata që dhanë shenjat se diçka nuk shkon. Këtë e bënë nëpërmjet rrjeteve sociale dhe nuk është shumë të themi se Instagrami është bërë një burim i pandashëm i vip-ave tanë ku tregojnë shumë nga jeta personale dhe profesionale.
Duket se një person qëndron mes të dyve dhe ai është Andi Murra, i cili ka reaguar për herë të parë rreth kësaj çështje.
Koreografi shkruan në një InstaStory:
“Unë i kam njohur të dy, dhe të dy kanë një shpirt të rrallë. Ky rast më ka prekur vërtet shumë sepse i kanë dedikuar shumë njëri tjetrit. Çdo gjë që të ketë ndodhur mes jush edhe gjëja më e keqe në botë kalojeni sepse atëherë do mbaheni mend, sakrificat janë ato që mbahen mend, sepse në këngën tuaj thujet ‘Dashuria jonë të gjitha i mund’, Mundeni…Më falni për postin”- shkroi ai tek ka bërë tag çiftin.