26
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka dhënë detaje për ecurinë e punimeve që po zhvillohen për ndërtimin e rrugës “A”.
Rama ka thënë se punët “po vazhdojnë të kryhen me intensitetin e duhur”, derisa tha se ky projekt zgjidh problemin me ujëra të zeza në lagjen “Kalabria” dhe komunikacion,
“Po vazhdojnë punimet për realizimin e projektit madhor, ndërtimin e rrugës “A”, i cili zgjidh problemin me ujëra të zeza në lagjen “Kalabria” dhe komunikacion. Punët të cilat mund të kryhen në këtë kohë po vazhdojnë të kryhen me intensitetin e duhur. Drejt transformimit të Prishtinës! “, ka shkruar Rama