Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës për sulmin në Banjskë: Kryerësit të sillen para drejtësisë

by Nexhat

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dhe ambasadori i Francës në Kosovë, Oliver Guerot, thonë se po presin që përgjegjësit e sulmit në Banjskë, të sillen para drejtësisë.

Në një intervistë të përbashkët në RTV Dukagjini, ambasadori Rohde ka theksuar se po presin që përgjegjësit për atë sulm Millan Radoiçiq të mos i jepet imunitet

Teksa e quan sulm të tmerrshëm atë që ndodhi më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku, Rohde thotë se kjo është edhe arsyeja pse Gjermania ka vendosur ta zgjerojë kontingjentin e ushtarëve në Kosovë.

Ai ka thënë se ky është një sinjal i qartë se nuk do të qëndrojnë anash

“Millan Radoiçiq ka thënë se është përgjegjës për aksionin,  ne jemi duke pritur që të mos i jepet imunitet dhe do të vazhdojmë të parashtrojmë pyetje rreth kësaj çështje. Kur është fjala për situatën në Kosovë, ne e dimë se ai në Banjskë ka qenë një sulm i tmerrshëm dhe kjo është arsyeja pse Gjermania ka vendosur ta zgjerojë kontingjentin e ushtarëve në Kosovë dhe të dërgojë një sinjal të qartë rajonit që nuk do të qëndrojmë anash kur fjala është për paqe dhe kur kërcënohet stabiliteti”, u shpreh Rohde

Ai shtoi se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëhen anëtare të BE-së

Në anën tjetër, ambasadori i Francës e ka quajtur të papranueshëm sulmin në Banjskë teksa ka thënë se Franca e dënon këtë sulm.

“Sulmi në Banjskë është i papranueshëm dhe autoritetet franceze e kanë dënuar këtë sulm dhe ne ambasadorët tjerë kemi marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të rreshterit policor. Jemi duke pritur të sillen para drejtësisë kryerësit e këtij sulmi dhe presim përgjigje nga Serbia”, u shpreh ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy