Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për vitin 2022.
“Tregtia e mallrave në vitin 2022 kishte deficiti tregtar në vlerë prej 4,7 miliard Euro, që tregojnë për një deficit tregtar më të larët për (20,1%) krahasuar me vitin 2021, ku edhe në këtë vit kemi bilanc negativ. Totali i eksporteve në këtë vit ishte 920,4 milion Euro, ndërsa importi 5,6 miliard Euro. Eksporti mbulon importin për vetëm 16.3%”, thuhet në raportin e publikuar të ASK-së.
Duke krahasuar të dhënat e eksporteve për mallrat Kosovare gjatë vitit 2022 me atë të vitit 2021 shifrat tregojnë se kemi një rritje vjetore për (21,8%), rritje e cila ka edhe më tutje bilancin negativ tregtar të Kosovës. Ndërsa të dhënat e tregtisë së mallrave për Importin e Kosovës në vitin 2022 kanë shënuar një rritje vjetore rreth (20,4%) duke krahasuar me vitin paraprak 2021.
Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 23,11% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 19,53% e përbëjnë artikuj të ndryshëm të prodhuar; 13,89% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 11,30 e përbëjnë produktet minerale, 7,56% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 3,62% e përbëjnë produktet bimore, etj
“Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 18,54% e përbëjnë produktet minerale; 11,58% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11,08% e përbëjnë makineria dhe pajisjet mekanike dhe elektrike; 10,52 e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 7,27 e përbëjnë mjetet e transportit; 7,15% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; etj”, thuhet në raport.
Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së
Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 311,8 milion Euro, ose rreth 33,9% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej (31,1%). Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (9,5%), Italia (5,0%), Holanda (3,2%), etj.
Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 2,4 miliard Euro, ose 42,4% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 15,1%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (10,8%), Greqia (5,5%), Italia (4,9%), etj.
Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s
Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 333,6 milion Euro, ose 36,2% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej (19,8%). Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Maqedonia e Veriut (12,9%), Shqipëria (11,1%), Serbia (6,8%), Mali i Zi (4,2%).
Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 1,0 miliard Euro, ose 17,7% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej (12,1%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (6,6%), Maqedonia e Veriut (5,0%), Shqipëria (4,5%).
Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës
Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 275,1 milion Euro, ose 29,9%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: SHBA (14,8%) dhe Zvicra (7,6%).
Importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 2,2 miliard Euro, ose 39,9%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (14,9%) dhe Kina (9,7%)