BERZH do të ndihmojë Trafikun Urban për blerjen e autobusëve të ri

by engel

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kompania Trafiku Urban në Prishtinë njoftoi se sot është arritur një marrëveshje mes kësaj kompanie dhe Bankes Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për marrjen e konsulencës për aplikimin e kompanisë për blerjen e 30 autobusëve të ri. Kjo marrëveshje është nënshkruar nga kryeshefi ekzekutiv i Trafikut Urban Burim Maraj dhe zëvendës drejtori i BERZH-it në Kosovë Arianit Blakaj.

Në postim shkruhet si në vijim: Kryeshefi Ekzekutiv i “Trafikut Urban”, Burim Maraj, sot nënshkroi marrëveshjen me zëvendësdrejtorin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Kosovë, Arianit Blakaj.

BERZH ka dhënë grant për ta ndihmuar ndërrmarrjen për shërbimet e konsulencës për blerjen e 30 autobusëve të rinj, projekt ky që pritet të përfundojë gjatë këtij viti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy