Gjysmëfinale e luftuar mes Katarit dhe Iranit, Katari në finalen e Kupes së Azisë

by engel

Katari është kualifikuar për në finalen e Kupës së Azisë, pasi mundi 2-3 Iranin në Al Thumama Stadium (Doha).

Të besuarit e Amir Ghalenoei kaluan në avantazh shumë shpejt, që në minutën e katërt me lojtarin e Romës, Azmoun. Gjithsesi, Katarjanet nuk u demoralizuan dhe përmbysën shifrat. Protagonist absolut ishte sulmuesi Afif, i cili dhuroi një asist për Abdulsallam në minutën e 17-të, ndërsa realizoi një gol brilant në të 43-tën.

banner

Irani u fut me shumë dëshirë në pjesën e dytë, duke nisur pjesen e dytë në sulm. Iranianët reklamuan një prekje me dorë në zonë në minutën e 49-të, me arbitrin Al Ali që fillimisht hezitoi, sakaq më pas akordoi penallti pas rishikimit me VAR. Nga pika e bardhë e penalltisë nuk gaboi Alireza Jahanbakhsh, ekzekutim i tij ishte perfekt.

Goli i Almoez Ali në të 82-tën i dha Katarit një biletë për në finalen e madhe. Kjo përfaqësuese shkon për herë të 12-të në histori në finalen e këtij kompeticioni. Kampionët në fuqi do të përballen me Jordaninë me 10 shkurt.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy