Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se për çështjen e dinarit, kryeministri Kurti është lavdëruar dhe tha se është deklaruar herët para se të deklarohet BQK.
Këtë tha Haradinaj se Kurti e ka bërë për vota, teksa tha se në parim është në pajtim me vendimin.
“Ju siguroj që ky vendim është ligjor, problemi ka qenë veç vetë-lavdërimi i tyre, hala pa dalë vendimi janë dalë mu lavdu kryeministër e ministër. Vendimi është ligjor, ka pas një rregullore në 2014 po nga BQK”, tha Haradinaj.
“Shumica e veprimeve po krijojnë pasoja”, tha ai
“Problemi i madh ka fillu, mos me dalë mu vetë-lavdëru, rri urtë e rri si njeri, po e bën institucioni monetar. Pse po del kaq herët ti me u lavdu, me thanë unë e bëra, ami votat. Le të del BQK pastaj ti më vonë e mbron”, tha ai.
“Reagimi është i bazuar në etikën e vendimit, pse del me u lavdu, s’ka qare amerikani pa thanë çka po lazdrohesh, kur del e lazdrohesh”, u shpreh Haradinaj në Pressing.
“Po shkakton pasoja politike”, tha Haradinaj për reagimet e Kurtit që i quajti të hershme.