Lista Serbe rikthehet në Kuvend vetëm për të siguruar vazhdimin e mandatit

by Merita

Deputetët e Listës Serbe janë rikthyer në Kuvend të enjten në seancë pas një mungese prej gati pesë muajsh, vetëm për të siguruar vazhdimin e mandatit.

Zakonisht kjo praktikë e tyre e rikthimit pas shumw muajsh bëhet për të mos djegur mandatet e deputetit, e rrjedhimisht për të mos humbur benefitet.

Mungesa e tyre në Kuvend shpesh ka qenë cak i diskutimeve se nuk përfaqësojnë e nuk përçojnë interesat e qytetarëve serbë në institucionin më të lartë të Republikës së Kosovës.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, neni 70, pika 5, mandati i deputetit përfundon kur mungon gjashtë muaj rresht në seancat e Kuvendit./EO

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy