32
Deputetja e LVV-së, Adriana Matoshi si jo rrallë herë ka marrë vëmendje me paraqitjen e saj në Kuvendin e Kosovës.
Ajo në seancën e sotme që po mbahet është paraqitur me një bluzë që mbante mbishkrimin “Kush ka humb si dinari, kush?”.
Nuk dihet për kënd e kishte të adresuar këtë mesazh deputetja Matoshi, por duket theksuar se kjo paraqitje e saj vjen pas hyrjes në fuqi të Rregullores së BQK-së, e cila ndalon përdorimin e dinarit si valutë në treg.