Rama kërkon që hetimet për këmbimin e pronave përveç Komunës të zgjerohen edhe në MAPL dhe MF

by Nexhat

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se vendimi për shkëmbimin e pronave ka nisur nga qeverisja e kaluar dhe “jo nga Përparim Rama”.

“Sot jemi këtu me një kërkesë tuajen me shfuqizu një vendim të miratuar nga ky Kuvend.  Ky vendim ka rrjedh nga një proces i cili ka fillu nga qeverisja e kaluar, pra jo nga Përparim Rama. Për më tepër, ky proces ka rrjedh nga një numër i vendimeve të nivelit qendror, pra Ministrisë së Ambientit, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Pushtetit Lokal.”

banner

Ai ka thënë se që nga qeverisja e tij janë ndjekur të gjitha procedurat e parapara ligjore.

“Nga momenti që qeverisja jonë ka vazhdu këtë proces, janë ndjek të gjitha procedurat e parapara ligjore. Pra, për këtë çështje, janë dërgu pikat e rendit të ditës me kohë, përfshi këtë pikë për këmbim, NUK KA REAGU ASKUSH; është diskutu në KPF, NUK KA REAGU ASKUSH; është miratu në këtë Kuvend, NUK KA REAGU ASKUSH.

Rama ka thënë se pesë zyrtarë e kanë nënshkruar ligjshmërinë e vendimit, përfshirë ministrin e MAPL’së.

“Si pasojë e shkrimeve spekulative, të njëjtit zyrtarë në Ministri të Pushtetit Lokal që kanë miratu ligjshmërinë, të njejtit e tërheqin ATË. Pa ASNJË ARGUMENT SHTESË, PA ASNJË FAKT SHTESË. Nuk janë NJË apo DY ZYRTARË, por janë PESË ZYRTARË TË NJEJTË QË KANË NËNSHKRU LIGJSHMËRINË E KËTIJ VENDIMI, përfshirë MINISTRIN E MAPL DHE MË PAS që të PESTIT E TËRHEQIN LIGJSHMËRINË E TIJ, përfshirë edhe ministrin.”

“Ministria e Financave thotë se pas informatave nga mediat PO SUSPENDOJMË VLERËSIMIN E PRONAVE. Do të thotë, as fakte nga prokuroria, as nga policia, as ndonjë dëshmi tjetër të kërkuar nga Komuna, POR THOTË PAS RAPORTIMEVE NGA MEDIAT. Do të thotë një proces të cilin Ministria është e obliguar me ligj ta zbatojë, sikur i ka zbatuar me qindra vendime deri sot, thotë po e SUSPENDOJË, në bazë të spekulimeve në media. Njëkohësisht, me këtë, vepron në kundërshtim edhe me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2023.”

Ai ka thënë se nuk është e vërtetë që janë dhënë 20 hektarë për 8 hektarë.

“Është raportu se: Kryeqyteti i ka dhanë 20 hektarë për 8 hektarë. Nuk është e vërtetë. Vendimi i Asamblesë së Kryeqytetit e thotë qartë se prona 8 hektarëshë këmbehet me PJESË  të parcelës 20 hektarëshe, e përsëris me PJESË TË PARCELËS, JO ME KREJT PARCELËN. SA TOKË DO TË KËMBEHET, 10 ari, 50 ari, 2 hektarë apo 5 hektarë, NUK E PËRCAKTON KRYEQYTETI E AS PËRPARIM RAMA, por e PËRCAKTON Ministria e Financave.”

Rama ka thënë se është pajtuar që kjo çështje të hetohet nga Prokuroria, por ka shtuar që hetimet të zgjerohen edhe në MAPL e MF.

“Keni kërku hetim nga prokuroria. Unë i kam thënë PO, janë të mirëseardhur, jo vetëm në institucion të Kryeqytetit, por të ZGJEROHET edhe në Ministri të Pushtetit Lokal edhe në Ministri të Financave. Unë edhe kam kërku publikisht zgjerim të hetimeve në të gjitha nivelet. Prandaj, edhe sot, nga kjo foltore, e ftoj Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, të zgjerojë hetimet edhe në MAPl dhe në Ministri të Financave dhe t’i shkoj deri në fund këtij procesi.”

Në fund, Rama ka thënë se si kryetar është i obliguar t’i zbatojë vendimet e kuvendit derisa shtoi se “përgjegjësia dhe pasojat e mundshme janë tuajat”.

“Prandaj, sot vendim marrja është në dorën tuaj si organ kompetent, secilin vendim qe do ta merrni mund të ketë pasoja në të ardhmën. Unë si kryetar i Kryeqytetit, ashtu siç me obligon ligji, jam i obliguar që t’i zbatoj vendimet e Kuvendit të Kryeqytetit. Mirëpo, PËRGJEGJËSIA DHE PASOJAT E MUNDSHME JANË TUAJAT.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy