Pas shortit të Ligës së Kombeve, që vendosi Shqipërinë në grup me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë, ka folur edhe trajneri i kuqezinjve, Silvinjo.
“Ky është grup ndryshe nga kualifikueset e Europianit. I vështirë, janë skuadra fizike. Sigurisht i vështirë, por ndryshe nga i Europianit.
Është ndryshe, nuk dua të them më i lehtë apo i fortë. Ukraina është e fortë dhe e vështirë. Ky është grup ndryshe dhe i fortë, skuadra fizike për mënyrën se si përballojnë futbollin.
Vendi i parë? Sigurisht si objektiv po. Por më pas, sipas meje, grupi është shumë i ekuilibër dhe do të ketë ndeshje të vështira, duhet të luftojmë për çdo pikë në çdo ndeshje, që të marrim maksimumin.
Ndonjë grup tjetër? Tani që mbaroi shorti, nuk kam preferenca, mbaroi. Tani të mendojmë për Italinë”, tha për “TV KLAN” Silvinjo pas shortit.