Kina thotë se “veprimet e njëanshme” nuk ndihmojnë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës

by Nexhat

Përfaqësuesi i Kinës në OKB bëri thirrje që Kosova dhe Serbia të gjejnë një zgjidhje përmes dialogut, duke dënuar veprimet “e njëanshme” të Kosovës, sa i përket ndalimit të dinarit.

“Veprimet e njëanshme nuk ndihmojnë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe as nuk kontribuojnë në paqen dhe stabilitetin e rajonit. I bëjmë thirrje Kosovës që të përmbahet dhe të heqë dorë nga vendimin për dinarin dhe të heqë dorë nga veprimet që mund të tensionojnë situatën”, tha përfaqësuesi kinez, ka transmetuar REL

banner

Ai tha se tensionet ndëretnike në Kosovë , “kërcënojnë stabilitetin dhe paqen në rajon dhe kjo nuk është në interesin e askujt”, duke përsëritur se qëndrimi i Kinës mbetet i njëjtë, që mes palëve të ketë një zgjidhje politike që do të respektonte integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy