Pagoi 120 mijë euro që t’i vrisnin gruan, dërgohet në gjyq avokati

by Merita

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizaur (SPAK) ka dërguar për gjykim avokatin Alban Bengasi, i cili akuzohet se ka paguar Nuredin Dumanin 120 mijë euro për t’i vrarë bashkëshorten.

Ngjarja ka ndodhur më datë  30.01.2020, rreth orës 11:15 të paradites, në Rrugën “Mihal Grameno”, Tiranë.

banner

Në momentin që shtetasja Blerta Bengasi (Ruçi), ka hyrë në automjetin e saj është dhunuar nga një person, i cili e ka goditur shumë herë me grushta në pjesën e fytyrës dhe mbrapa koke, duke i shkaktuar dëmtime në pjesën e hundës, dhe të gojës tek dhëmbët. Më pas, e dëmtuara Blerta Ruçi, ka njoftuar policinë lidhur me ngjarjen e ndodhur.
Në njoftimin e SPAK thuhet se nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme, u bë i mundur identifikimi i personave që kanë bashkëpunuar për dhunën e ushtruar ndaj shtetases Blerta Ruçi, si dhe rolin e secilit person të përfshirë.

“Konkretisht, i pandehuri Alban Bengasi (ish bashkëshorti i të dëmtuarës Blerta Ruçi), për shkak të konflikteve familjare, ka qënë porositësi i aktit të dhunës, i bashkëhetuari Festim Qoli, është personi që ja ka ofruar si “punë”, të pandehurit Nuredin Dumani, dhe më pas ka mundësuar takimin ndërmjet të pandehurve Alban Bengasi dhe Nuredin Dumani. I pandehuri Nuredin Dumani, është personi që ka kryer ndjekjen e shtetases Blerta Bengasi, për të mësuar intinerarin e lëvizjeve dhe përditshmërinë e saj, dhe i bashkëhetuari Eljo Bitri është ekzekutori, personi i cili ka goditur shtetasen Blerta Bengasi, ditën e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Nga hetimet është evidentuar përfshirja në krim edhe e një personi tjetër, shok i të bashkëhetuarit Elio Bitri, i paidentifikuar deri më tani, i cili shfaqet në rolin e ndihmësit pasi ka qenë drejtuesi i mjetit me të cilin është larguar i bashkëhetuari Eljo Bitri nga vendi i ngjarjes.

Këta shtetas kanë bashkëvepruar në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, duke e shtrirë në kohë dhe vende aktivitetin e ndjekjes së të dëmtuarës nga vepra penale, si dhe duke patur një ndarje të qartë rolesh në kryerjen e veprës penale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy