Ndalohet publikimi i deklaratave në gjykimin ndaj të akuzuarit që vrau bashkëshorten për motive xhelozie

by Nexhat

Në seancën e së premtes në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin ndaj Ragip Gashit, i cili po akuzohet se kishte privuar nga jeta bashkëshorten e tij M.G. i nxitur nga motivet e ulëta të xhelozisë, në mënyrë dinake, gjykata ka ndaluar publikimin e të gjitha deklarimeve të dhëna gjatë kësaj seance.

Kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Fatime Dermaku, mori këtë vendim, pas kërkesës së palës së dëmtuar për mos publikimin e të gjitha deklaratave dhe dëshmive të dhëna gjatë kësaj seance

banner

Paraprakisht, në këtë seancë është bërë shikimi i një video-incizimi që të dëmtuarit kishin paraqitur si provë si dhe është dhënë fjala përfundimtare nga të gjitha palët lidhur me rastin.

Sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, i akuzuari Ragip Gashi më 21 dhjetor 2016 në Prishtinë, në lagjen “Mati 1”, i nxitur nga motivet e ulëta të xhelozisë, në mënyrë dinake e privon nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën M.G

Sipas aktakuzës, i pandehuri Gashi në atë mënyrë që derisa e ndjera M.G kishte shkuar myyafir te familjarët e saj dhe ishin duke ndenjur, me ç’rast i pandehuri Gashi e ka thirrur në telefon duke i thënë që ka shkuar për ta marrë në shtëpi, dhe tani e ndjera duke mos dyshuar asgjë është nisur për të shkuar te i pandehuri, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Tutje, sipas aktit akuzues, i pandehuri Gashi i kishte thënë paraprakisht se e priste në rrugë, ndërsa vëllai i saj i dëmtuari-dëshmitari Xh.H e kishte përcjellur, papritmas atyre iu ka dal në pritë i pandehuri Gashi me revole në dorë i cili me dashje që ta privojë nga jeta, ka shtënë në drejtim të tani të ndjerës M.G

Në aktakuzë thuhet se i njëjti ka qëlluar të ndjerën me dy plumba në pjesën e përparme të gjoksit ku njëri plumb e ka goditur në zemër me ç’rast e ndjera ndërron jetë në vendin e ngjarjes.

Me këtë, i akuzuari Ragip Gashi, po akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Kurse, në dispozitivin e II të aktakuzës thuhet se me datën, kohën dhe vendin e njëjtë si në dispozitivin I të akuzës, i pandehuri Gashi në mënyrë dinake i afrohet mikut të tij, të dëmtuarit Xh.G dhe me dashje që ta privojë nga jeta, ka shtënë me armën e njëjtë dy here në drejtim të dëmtuarit – dëshmitarit Xh.H me ç’rast e qëllon dy herë me plumba në trup

Me këtë, të njëjtit i kishte shkaktuar plagë të rënda trupore, të rrezikshme për jetën me ç’rast akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Po ashtu, i akuzuari sipas dispozitivit të III, prej datës së pavërtetuar e deri më 21 dhjetor 2016, në shtëpinë e tij në Prishtinë ka mbajtur në pronësi dhe kontroll armë në shkelje me ligjin e zbatueshëm.

Me këtë, i pandehuri Gashi po akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy