Stoltenberg thirrje evropianëve të rrisin prodhimin e armëve: NATO nuk po kërkon luftë me Rusinë, por të përgatitemi!

by Merita

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, në një intervistë të botuar sot në shtypin gjerman, u bëri thirrje evropianëve të rrisin prodhimin e tyre të armëve për të rritur dërgesat në Ukrainë dhe për të parandaluar një konfrontim me Moskën “që mund të zgjasë për dekada”.

Me më pak se një javë para takimit të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në Bruksel më 15 dhe 16 shkurt, Jens Stoltenberg tha: “Ne duhet të rindërtojmë dhe zhvillojmë bazën tonë industriale më shpejt për të rritur dërgesat në Ukrainë dhe për të riorganizuar stoqet tona”. “Kjo do të thotë se ne duhet të kalojmë nga prodhimi i ngadaltë në kohë paqeje në prodhim të shpejtë në kohë konflikti”, tha Stoltenberg për gazetën gjermane ‘Welt am Sonntag’.

banner

“Nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak për një aleat (NATO). Në të njëjtën kohë, Kremlini bën rregullisht kërcënime kundër vendeve të NATO-s”, tha Stoltenberg. Duke theksuar se pushtimi rus i Ukrainës gati dy vjet më parë tregoi se paqja në Evropë nuk është e dhënë, ai këmbënguli në rëndësinë e mbrojtjes së vendeve të aleancës. “Për sa kohë që investojmë në sigurinë tonë dhe mbetemi të bashkuar, do të vazhdojmë të parandalojmë çdo sulm”, tha ai.

“NATO nuk po kërkon luftë me Rusinë, por ne duhet të përgatitemi për një konfrontim që mund të zgjasë dekada,” tha ai.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy