Haradinaj: Anëtarësimi i Kosovës në NATO forcon paqen e sigurinë në rajon

by Merita

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe që vepron në kuadër të KFOR-it italian në Kosovë.

Haradinaj deklaroi se anëtarësimi i Kosovës në NATO do të forconte paqen dhe sigurinë në vend dhe rajon.

banner

Gjithashtu, i pari i AAK-së ka thënë se Italia ka dhënë kontribut të madh për paqen dhe sigurinë në Kosovë.

“Italia është një nga kontribuuesit më të mëdhenj të paqes dhe sigurisë në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë, duke luajtur rol edhe në shumë procese të rëndësishme për vendin. Partneriteti mes dy vendeve tona i krijuar prej vitesh, duhet të thellohet e zgjerohet në procese të rëndësishme që kemi përpara, siç është anëtarësimi i Kosovës në NATO, akt ky që do e forconte paqen dhe sigurinë në vend dhe rajon dhe në këtë synim, roli i KFOR-it është i jashtëzakonshëm”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka falënderuar gjeneralin Ruggerio Capodivento për angazhimin profesional dhe miqësor gjatë shërbimit të tij në Kosovë, teksa i uroi mirëseardhje kolonelit Rosati, me urimet më të mira për sukses në detyrën e re.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy