Pas rreth 5 orësh, ka përfunduar mbledhja me dyer të mbyllura të Asamblesë Kombëtare të PS
Në analizën e kryer, në fokus ka qenë riorganizimi i Partisë Socialiste, ndërsa Edi Rama nuk i ka kursyer kritikat ndaj degës së PS në Kavajë, pasi ka gjykuar se nuk është punuar siç duhet.
Kavaja është një ndër bashkitë që PS humbi në zgjedhjet lokale. Rama ka kërkuar një listë të të gjithë anëtarëve të Asamblesë të degës së Kavajës, të cilët nuk kanë pasur rezultateve në terren
Rama është shprehur kritik edhe ndaj deputetes Olta Xhacka, duke thënë se nuk ka qene ekzistente në rrjetet sociale pasi u largua nga posti i ministres.
“Që kur ka ikur nga qeveria, ka harrur të futet edhe në Facebook”, ka thënë Rama. Analiza ka nisur me Tiranën, më pas Berati, Shkodra, Lezha e Fieri.
Ndërkohë mbledhja e radhës është caktuar më 16 Mars, në Durrës.