Hoti: Të dhënat nga raporti i buxhetit 2023 të krijojnë përshtypjen që nuk ka zot shtëpia për ekonominë e vendit

by Nexhat

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook ka thënë se qytetarët gjatë vitit 2023 kanë paguar 33% më shumë tatim në pronë për dallim nga viti 2022, e kjo siç thotë ai për shkak të vendimit të Qeverisë për rritje të ngarkesës tatimore në pronë.

Tutje Hoti ka thënë se në kulmin e krizës nga inflacioni dhe krizës energjetike, ky vendim sipas tij ishte abdusrd

banner

“Të krijohet përshtypja sikur nuk ka zot shtëpie që kujdeset për ekonominë e vendit”, ka shkruar mes tjerash Hoti.

Postimi i plotë:

33% më shumë tatim në pronë gjatë vitit 2023 kanë paguar qytetarët dhe bizneset krahasuar me vitin paraprak për shkak të vendimit të Qeverise për rritje të ngarkesës tatimore në pronë.

Në kulmin e krizës nga inflacioni dhe krizës energjetike, të cilat e dyfishuan koston e jetës, ky vendim ishte absurd.

Kjo dhe shumë të dhëna të tjera nga raporti preliminar i buxhetit për 2023 tregojnë për një situatë të rënduar ekonomike dhe sociale.

Të krijohet përshtypja sikur nuk ka zot shtëpie që kujdeset për ekonominë e vendit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy