Kongresi s’kundërshtoi shitjen e Javelinëve, Maqedonci: I gëzohemi lajmit, po e presim ofertën prej SHBA

by Nexhat

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoncii i është gëzuar lajmin se Kongresi në SHBA nuk ka kundërshtuar shitjen sistemit anti-tank Javeline.

Kështu, Maqedonci thotë se tani Kosova pret oferatat nga SHBA-ja.

Ai deklaroi se është fakt i kryer paisja e Kosovës me Javeline.

“I gëzohemi lajmit që sot ka përfunduar periudha tridhjetë ditore e njoftimit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth kërkesës tonë për blerjen e sistemit anti-tank Javeline, rrjedhimisht mund të vazhdojmë hapat tjerë. Proceduralisht jemi në pritje të ofertës nga ana e ShBA-së, që pastaj bazuar në të dhe planin e zhvillimit të FSK-së të realizojmë blerjen. Javeline, sistem me të cilin do të pajiset FSK tashmë fakt i kryer”, ka thënë ministri i Mbrojtjes

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy