Driton Kuka: Suksesi në sport në Kosovë është ngulfatur nga mosdija e trajnerëve

by engel

Në tryezen e organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Komiteti Olimpik Kosovës sot është diskutuar për ligjin e ri të sportit. Në këtë tryezë kanë marrë pjesë përfaqësues të komunitetit sportiv të cilët kanë dhënë opinionet e tyre të bazuara përvojat dhe arritjet e tyre.

Në këtë takim, trajneri i xhudos Driton Kuka ka tërhequr vëmendjen e institucioneve sportive që të merren më shumë me përgatitjen e trajnerëve për sporte të ndryshme në mënyrë që e ardhmja e sportit kosovar të jetë më e mirë.

banner

Pas tryezës, përmes një postimi në Facebook, Kuka ka thënë se çështjen e përgatitjes së trajnerëve e ka ngritur edhe gjatë bisedimit me njohësit e fushës së spsortit.

“Kosova po ka suksese në grupmosha në 4-5 sporte, do të thotë po fitohen medalje evropiane e botërore por me grupmosha jepen sinjalet të cilat mandej duhet ecur para me profesionalizëm deri në detajet më të vogla. Sfida fillon aty ku talenti nuk mjafton, aty ku profesionalizmi i trajnerëve fillon dhe të tillë kemi pak, shumë pak”, ka shkruar Kuka.

Tutje ai ka shtuar se disa trajner duke mos e pranuar mosdijen e tyre, po e ngulfatin vet sportin dhe talentët e tij.

“Potencova edhe një problem që po i ngulfat talentet. Ego e trajnerëve për të mos pranuar realitetin (mosdijen). Me zëvendësministren Daulina Osmani u dakorduam që të punohet në këtë drejtim. Besoj që do kemi hapa konkret në këtë drejtim, si të ndërtohen garuesit me potencial në garues kulminant. Federatat të kuptojnë që pa trajner elitar nuk ka rezultate elitare. Kosova ka potencial talentësh në shumë sporte por që pak po e prekin kulminacionin”, ka thënë Kukan në fund.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy