Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar sot me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.
Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se ka ritheksuar nevojën për largimin e sanksioneve të vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës.
“Në takim ritheksova domosdoshmërinë e largimit të sanksioneve nga ana e BE-së ndaj Kosovës, për t’i hapur rrugë zhvillimit dhe integrimit evropin. Konfirmova se Aleanca do të votojë Marrëveshjet Ndërkombetare ndërsa shpreha brengosjen për stagnimin e Kosovës në proceset integruese.” – ka shkruar ai.
Në fund, Haradinaj ka thënë: “Për Aleancën, integrimi euro-atlantik është objektivi kryesor strategjik, rrugëtim ky që duhet të kulmojë me anëtarësim në NATO dhe BE”.