Murati thotë se pensionistët serbë që i paguan Kosova nesër i marrin paratë: Në ato llogari mund t’i marrin ndihmat nga Beogradi

by Nexhat

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka shkruar në platformën “X”, të mërkurën, ku ka thënë se nesër pensionistëve serbë do të iu dalin pensionet në llogaritë e tyre bankare.

Më tutje, ai ka thënë se të njëjtat llogari mund të përdoren për të marrë ndihmë nga Serbia.

Por, Murati ka shtuar se Beogradi dëshiron të vazhdojë transferimet e parave të pagjurmueshme.

“Nesër të gjithë pensionistët serbë të Kosovës do ta marrin pensionin nga Thesari i Kosovës në llogarinë e tyre bankare, ashtu siç bëjnë çdo muaji me datë 15. Të njëjtat llogari mund të përdoren për të marrë ndihmë nga Serbia. Por Beogradi dëshiron të vazhdojë transferimet e parave të pagjurmueshme”, ka shkruar Murati

Një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), e përkrahur nga Qeveria e Kosovës specifikon euron si valutë zyrtare.

Kjo është kritikuar nga Beogradi dhe nga serbë lokalë duke thënë se ka përpjekje “të ndalohet dinari”.

Bashkësia ndërkombëtare ka kritikuar institucionet e Kosovës për veprime të pakoordinuara.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy